25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e Maqedonisë ka bërë dezinfektimin e institucioneve dhe organeve administrative

Operatori special i autorizuar sot dezinfektoi ambientet e të gjitha ministrive, si dhe organeve administrative me frekuencë më të lartë të qytetarëve me administratën, tha Qeveria.

Masa e dezinfektimit u krye mbi bazën e konkluzioneve dhe rekomandimeve të bëra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve kundër coronavirusit.

Dezinfektimi u krye edhe në objektet e rezidencës së Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Qeverisë, në ambientet hotelierike të institucioneve shtetërore, në depot e shërbimeve të përgjithshme, si dhe në parkun e z për punët të përgjithshme dhe të përbashkët të qeverisë./Telegrafi/

Të fundit