18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e Maqedonisë ndanë 78 milionë denarë për organizim dhe rikonstruim të hapësirave publike në klinikën “Nënë Tereza”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 78 milionë denarë për organizim dhe rikonstruktim të hapësirës publike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup me qëllim sigurimin e funksionimit më efikas dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore, dërgimin dhe transportimin e pacientëve të sëmurë nga coronavirusi dhe funksionim të pandërprerë të klinikave të tjera në Qendrën Klinike në kushte të vëllimit të rritur të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sipas Nenit 2 nga ky Dekret, pjesëmarrja financiare e Qeverisë është për shpenzime për rekonstruktim të rrugëve dhe trotuareve, hapjen e hyrjeve të reja, ndarjen e komunikacionit automobilistik dhe këmbësorëve dhe lëvizje të pandërprerë të automjeteve dhe automjeteve të Ndihmës së Shpejtë, mjekët dhe pacientët e klinikës, si dhe pastrimin e hapësirave publike në hapësirën e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” Shkup, informojnë nga qeveria.

Mjetet e përcaktuara me këtë dekret Ministria e Financave do t’ia transferojë Bashkisë së Shkupit, i cili e realizon rekonstruktimin e hapësirave publike në këtë hapësirë./Telegrafi/

Të fundit