27/05/2022
28 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e Maqedonisë shpalli gjendje krize për furnizim me energji termike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike, me propozim të Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave.

“Me vendimin është konstatuar ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësinë e përdorimit të lëndëve të karburantit alternativ dhe gjendjen në tregun e energjisë termike”, njoftuan mbrëmë nga qeveria.

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, me propozim të Komisionit për Monitorimin e situatës me furnizimin me energji termike të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, do të ndërmerren masa dhe aktivitete për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në përputhje me gjendjen e krizës, në përputhje me Ligjin për Energjinë dhe Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet e fatkeqësive të motit dhe fatkeqësive natyrore, avarive dhe shqetësimeve në tregjet e energjisë termike, paralajmërojnë nga Qeveria.

Të fundit