25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e Maqedonisë thotë se nuk do të ketë vazhdim të vitit mësimor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk do të ketë vazhdim të vitit arsimor për shkak të vendimit të jashtëzakonshëm që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të mos shkojnë në mësim në 14 ditët e ardhshme dhe se do të njoftohet se si do të përmbushen mungesa 14 ditore.

Nga Qeveria thonë se nisja e pushimit veror do të jetë në afatin e rregullt më 10 qershor dhe se koha e humbur do të rregullohet me programe të shkurtuar, përcjelli.

Anulim eventual të pushimit veror do të ketë nëse miratohet vendim për vazhdim të masës krahas këtyre 14 ditëve.

“Nëse 14 ditë është mjaftueshëm, do të ketë ndryshime dhe plotësime në kalendar dhe nuk do të paraqesë problem. Nëse kemi situatë të re, sipas rrethanave do të veprojmë. Ka mundësi edhe për programe të shkurtuara dhe kështu do të organizohet viti shkollor. S’ka vend për panik”, shprehen nga Qeveria./Telegrafi/

Të fundit