25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria e vërtetoi tekstin e Propozim ligjit për prokurori publike

(MIA)Qeveria e vërtetoi tekstin e Propozim ligjit për prokurorinë publike, për të cilin është vendosur të shkohet për miratim në Kuvend, me procedurë të shkurtuar, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Propozim ligji i vërtetuar, siç theksojnë nga Qeveria, është harmonizuar në procedurën kuvendore në Kuvend dhe në të janë sendërtuar zgjidhje që sigurojnë funksionim të parimit të sundimit të drejtësisë konform vlerave evropiane me kushte të parashikuara për korrektësi dhe barazim të palëve në procedurën kuvendore.

Risi në Propozim ligji, sipas Qeverisë është përzgjedhja e prokurorit publike në prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili do të zgjedhet nga ana a e Këshillit të prokurorëve publikë pas votimit të zbatuar nga ana e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për prokuror themelor publik në Gjykatën Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Këshilli do ta emërojë kandidatin, i cili do të fitojë më shumë vota nga lista e kandidatëve të paraqitur, që i plotësojnë kushtet. ./mb/

Të fundit