25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria emëron drejtor në disa institucione, ja emrat

Në seancën e djeshme Qeveria i pranoi propozim vendimet e Komisionit qeveritar për emërime dhe janë marrë disa vendime.

Ndërsa vendimet për emërime janë si më poshtë: Aleksandar Cuculoski, të shkarkohet nga detyra ushtrues i detyrës anëtar i përkohshëm i këshillit të drejtorëve të Shoqërisë aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave të banimit dhe hapësirave afaristet me rëndësi për Republikën.

Muhamed Llamallarin, ta zgjedh anëtar të Këshillit të drejtorëve të Shoqërisë aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe hapësira afariste me rëndësi për Republikën.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut arriti në përfundimin që t’i rekomandojë Këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare për komunikacionin postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi të shtetit – Shkup për të shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit drejtues të Shoqërisë aksionare për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” pronë e shtetit – Shkup Dragi Cvetkovski dhe për të zgjedhur anëtar të ri Nuredin Fetain.

Në bazë të nenit 49 paragrafi 4 i Ligjit për Bankën Popullore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015, 6/2016 dhe 83/2018), Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut përfundoi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut për anëtarët jo-ekzekutivë të Këshillit të Bankës Populore të Republikës së Maqedonisë të Veriut, me mandat prej shtatë vjetësh për të emëruar: Borçe Trenovskin, Nikolla Popovskin dhe Marjan Petreskin.

Isni Jakupin ta emërojë drejtor të Drejtorisë së Ekonomisë së Ujërave, organ brenda Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Të emërojë Tatijana Lalçevskan drejtoreshë të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Të largojë nga detyra Natasha Jankovska si anëtare e Këshillit për arsim profesional dhe trajnime, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me kërkesën e saj.
Të emërojë Snezhana Kostovska Fërçkovskën anëtare të Këshillit për Arsim profesional, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Të emërojë anëtarët e Këshillit të Shkollës – përfaqësues të themeluesit të Shkollës së Mesme Shtetërore – Qendra Rajonale për arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” Tetovë: Arben Nesimin, Goran Saveski dhe Dushko Koceskin.

Qeveria u informua për dorëheqjen e Daniel Dimevski nga pozita e kryetarit të Komisionit për vlerësimin e propozimit – lista e vauçerëve sportivë dhe bazuar në nenin 14-g paragrafi 9 të Ligjit për sportin, organi i administratës shtetërore përgjegjës për sportet për krijimin e një Komisioni qendror për vlerësimin e listës së propozimeve, për periudhë katër vjeçare (Agjencia për Rini dhe Sport), qeveria i propozoi: për kryetar Ognen Stojanovskin dhe për anëtarë: Gjorgji Tasev, Natasha Smilevska, Nijazi Elmazov, Drilon Lleshi, Ivan Minoski dhe Bejtulla Emini.

Arjan Dacin, për të shkarkuar nga detyra anëtar i Këshillit të drejtorëve – përfaqësues i themeluesit të Klinikës Universitare të ISHP-së për Kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës – kirurgji maksilofaciale – “Akademik Ilija Vaskov” për shkak të konfliktit të interesit, dhe për anëtarë ta emërojë Shkëlqim Selimin në Këshillin drejtues.

Shkodrane Dardhishtën ta shkarkojë nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institucionit të Shëndetit Publik në fushën e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare, Instituti dhe Qendra Emergjente Shkup për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit.

Të emërojë Amar Dautin ushtrues detyre të drejtorit të ISHP-së në fushën e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare, Instituti dhe Qendra Emergjente Shkup.

Të shkarkojë Lupço Pavlovskin nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” me kërkesën e tij.

Të emërojë Stojançe Manevin anëtar të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

Daut Hajrulahin të shkarkojë nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

Të emërojë Ilir Selmanin anëtar të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

Biljana Simonova – Taseva të shkarkojë nga detyra anëtare e Këshillit drejtues të NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e autostradave dhe rrugëve regjionale – Shkup me kërkesën e saj për shkak të ekzistencës së gjendjes të konfliktit të interesit, dhe

Për të emëruar Aleksandar Jakovlevski Avokat i Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut për rajonin e Velesit.

Të fundit