18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria: Gjykata kushtetuese ta hedhë poshtë si të pabazë nismën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Dekretit për çështje lidhur me procesin zgjedhor

Qeveria sot në mbledhje formoi mendim për nismën e parashtruar në Gjykatën kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së Dekretit për çështje lidhur me procesin zgjedhor, në të cilin ceket se dispozitat nga Dekreti me fuqi ligjore për çështje lidhur me procesin zgjedhor janë plotësisht në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për shkak se Gjykata kushtetuese e RMV-së i propozoi që nismën e parashtruar, në tërësi ta hedhë poshtë si të pabazë.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me kërkesë të Gjykatës kushtetuese të RMV-së, Qeveria sot konstatoi mendim që t’i propozojë Gjykatës kushtetuese, në afat sa më të shkurtë ta heqë masën e shqiptuar të përkohshme, ndërsa nismën e parashtruar për sjellje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Dekretit me fuqi ligjore për nëpunësit e prokurorisë, hetuesit dhe të punësuarit e tjerë në Prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar e komunikimeve dhe për financim të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale lidhur me dhe të cilat dalin nga ndjekja e paautorizuar e komunikimeve (Gazeta zyrtare e RMV-së” numër 90/2020), në tërësi ta hedhë poshtë si të pabazë. ab/

Të fundit