20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria: Holokausti nuk është vetëm një mësim nga e kaluara, por edhe mësim nga e ardhmja

Holokausti është tragjedi njerëzore e cila nuk mund të krahasohet me asnjë tragjedi tjetër nga ana e zymtë e civilizimit tonë. Akt i së keqes në formën e tij më të tmerrshme, njoftuan nga Qeveria e RMV-së në profilin e tyre në Fejsbuk.

“Sot më 11 mars, kur çdo vit e shënojnë përvjetorin e deportimt dhe vrasjen e 7.144 hebrenj të Maqedonisë në logoret naziste të vdekjes, themi se ai akt i tmerrshëm prej para 79 viteve, do të mbetet çdoherë në kujtime, ndërsa kujtimet e viktimave do të mbesin çdoherë në kujtimet tona çdoherë obligimi ynë për – Asnjëherë të mos flitet! Qytetarët e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk do t’i harrojnë bashkëqytetarët e tyre nga Shkupi, Shtipi dhe Manastiri”, qëndron në Fejsbukun e qeverisë.

Historia e Holokaustit nuk është vetëm një mësim i të kaluarës, theksohet, por është mësim për të ardhmen. Mësim të cilin duhet mirë të dimë që të mbrohemi kundër rreziqeve dhe t’i ndalojmë para kohe.

“Zëri ynë i fuqishëm kundër tmerreve të krimit kundër njerëzimit është obligimi ynë ndaj të vdekurve, ndaj të mbijetuarve dhe për gjeneratat e ardhshme”, shkruan në postimin e Qeverisë.

Të fundit