29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria i dha dritë jeshile rebalansit të buxhetit, deficit buxhetor shkon në 8.4%

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur mbrëmë i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për 2020 dhe solli konkluzion për dërgimin e tij në Kuvend, përcjell INA.

Sipas projeksioneve të bëra, deficit buxhetor do të jetë 8.4%, për shkak të rritjes së shpenzimeve, ku pjesa më e madhe hyjnë tek masat për zbutjen e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Me rebalansin e buxhetit nuk ka ndryshime të mëdha dhe nuk janë paraparë implikime në raport me transferet sociale dhe pensionet, pasi që ato do të paguhen në kohë të rregullt. (INA)

Të fundit