Qeveria i obligoi MPB-në, MSH-në dhe QMK-në të gjithë personat nga shtëpitë e uikendit në Mavrovë dhe Rostushë t’i braktisin ato – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Qeveria i obligoi MPB-në, MSH-në dhe QMK-në të gjithë personat nga shtëpitë e uikendit në Mavrovë dhe Rostushë t’i braktisin ato

Qeveria në seancën e mbrëmshme e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qendrën për Menaxhim me Krizat dhe Ministrinë e Shëndetësisë ta shqyrtojnë mundësinë të gjithë personat të cilët janë në shtëpitë e tyre të uikendit për pushim dhe rekreim në komunat Mavrovë dhe Rostushë ose në rrethinë të drejtpërdrejtë, t’i lëshojnë uikend shtëpitë e tyre për qëndrim, pas kontrollit paraprak nga ana e epidemiologëve.

Përderisa nuk është e mundur zbatimi dhe realizimi i kësaj mase, nga Qeveria kumtojnë të ndërmerren masa dhe aktivitete nga institucionet kompetente për dorëzim të regullt të ushqimit dhe produkteve të domosdoshme për këto persona.

Në seancë Qeveria e obligoi edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme t’i intensifikojë kontrollet e personave të cilët janë dërguar për vetëizolim dhe për respektim të masave të Qeverisë dhe për të njëjtën ta njoftojë Qeverinë në bazë ditore. MIA.sa/

Related posts

Dorëzohen kallëzime për pjesëmarrësit në liturgjinë në Strugë, procedura ende nuk është kompletuar

Televizioni Koha

Ministrat e rinj i morën funksionet, Qeveria fillon me punë

Televizioni Koha

“Target-Fortesa”: Sasho Mijallkov dënohet me 12 vite burg për “zullumin” ndaj shqiptarëve, Janukollovska me 4 vite

Televizioni Koha

Leave a Comment