25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria: Jemi duke avancuar lirinë e mediave, ato janë faktorë i rëndësishëm në përballjen me virusin korona

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vlerëson rolin e mediave si jashtëzakonisht të rëndësishëm gjatë pandemisë me Kovid -19, për informimin me kohë, të vazhdueshëm dhe të besueshëm, e me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të secilit qytetar në vend.

– Jemi duke avancuar lirinë e mediave, ato janë faktorë shumë i rëndësishëm në përballjen me virusin korona, ndërsa Qeveria mbetet e hapur për çdo propozim konstruktiv që vjen nga organizatat profesionale dhe të përgjegjshme mediatike, shprehen nga Qeveria.

Vegla qendrore e Qeverisë, që qytetarët të jenë të informuar, janë konferencat ditore për media të institucioneve zyrtare, të cilat varësisht nga dinamika dhe zhvillimi i krizës realizohen së paku një herë në ditë. Në konferencat për media fokusin kryesor e kanë informacionet që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe të ministrive të tjera që informojnë me kohë për të gjitha informacionet e rëndësishme dhe që u shërbejnë nevojave të qytetarëve.

Nga Qeveria theksojnë se i kanë pranuar rekomandimet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFN), në mënyrë që mediat të informojnë me përgjegjësi dhe t’i shmangen krijimit të panikut të paarsyeshëm në opinion gjatë informimit për virusin korona dhe Kovid-19, t’u përmbahen rregullave etike gjatë punës së tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e të pavërtetave.

– Në drejtim të njëjtë do të donim t’i falënderohemi SHGM-së, për angazhimet dhe punën e përkushtuar për informim të saktë nga ana e mediave dhe thirrjet ndaj mediave që të përmbahen nga senzacionalizmi dhe dezinformimi, gjegjësisht t’i përmbahen Kodeksit etik gjatë informimit për pandeminë, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Prej atje informojnë se me intensitet të pandemisë janë shpeshtuar kërkesat e gazetarëve të akredituar që informojnë për ngjarjet në organizim të Qeverisë, si dhe të redaksive të tyre, për të siguruar kushte për mbrojtjen e gazetarëve në ushtrimin e punës së tyre.

– Këto kërkesa u përputhën me kufizimet e Qeverisë për grupim fizik ndaj shumë shpejtë u sigurua vegël për video-konferenca onlajn për media për çka u shpall thirrje për akreditim për të siguruar mundësi për përfshirje video- konferencat onlajn për media në Qeverinë, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Video-konferencat onlajn për media janë përshëndetur prej më shumë mediave, duke marrë parasysh se me to u sigurua komunikim i dyanshëm pa pasur nevojë për grupim fizik të punëtorëve mediatik, theksojnë nga Qeveria.

Mundësinë për përfshirje të drejtpërdrejtë në konferencat onlajn për media, si dhe mundësinë për sigurimin e lejeve për lëvizje gjatë orës policore, Qeveria i ka siguruar në përputhje me kriteret ekzistuese profesionale dhe të pavarura.

– Për këtë qëllim , Qeveria udhëhiqej sipas regjistrave të saj ekzistuese të mediave në vend, pa marrë parasysh nëse vijnë nga trupi rregullator ASHMA ose janë vetërregulluese si ai i SHGM/KEMM. Në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, kur qytetarët mbështeten në informacionet nga mediat për të mbrojtur shëndetin personal, Qeveria doemos duhet të mbrojë interesin publik dhe informimin profesional, ndërsa nuk ka mënyrë më të mirë të ndiqen kriteret dhe standardet, nga kjo të merren parasysh regjistrat ekzistues të mediave profesionale, që gjithsesi nuk i krijon Qeveria, shprehen nga Qeveria.

Konferencat onlajn për media të Qeveria ishin dhe mbeten në gjuhën maqedonase dhe shqipe, e në masë të madhe respektohen edhe interpretuesit e gjuhës së shenjave për personat me pengesë.

Nga Qeveria lajmërojnë se çdo ditë mbërrijnë pyetje nga mediat që menjëherë ose në kohë optimale përgjigjen dhe u adresohen gazetarëve ose redaksive që i kanë dërguar.

Prej atje theksojnë se konferencat për media që thuajse çdo ditë mbahen në Qeveri nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë të zëvendësuara me emisione të regjistruara. Në konferencat për media Qeveria përgjigjet edhe në pyetje të qytetarëve që kanë mbërritur në e-mail adresën e Qeverisë.

– Dy video-sesionet e fundit për media, duke përfshirë edhe atë të përmendurën “Kovid 19 – Pyetje dhe përgjigje: Gjithçka për virusin korona” u realizuan drejtpërdrejt, nuk ishin të regjistruara dhe ishte mundësuar dhe realizuar përfshirje e të gjitha mediave të interesuara, me ç’rast gazetarët u parashtronin pyetje përfaqësuesve të mediave dhe merrnin përgjigje, theksojnë nga Qeveria.

Lidhur me konferencën për media të organizuar në Kumanovë gjatë vizitës së përfaqësuesve qeveritarë të Shtabit komunal të krizës, nga Qeveria informojnë se ajo nuk ka praktikë dhe nuk paraqitet në rolin e organizatorit të ngjarjet mediatike që mbahen në vetëqeverisjet lokale.

– Sikurse gjatë çdo vizite tjetër në komunë, kështu edhe këtë herë, Qeveria dha rekomandime dhe drejtime për realizimin e konferencës për media, e paralajmëroi pjesëmarrjen e përfaqësuesve qeveritarë në konferencat për media, por nuk ishte organizatore e së njëjtës, shprehen nga Qeveria.

Shërbimet mediatike e kanë përcaktuar vendin për mbajtjen e konferencës për media.

– Lidhur me rekomandimet është rekomanduar që të bëhet dezinfektimi i gjithë hapësirës dhe foltores, vendosje të mikrofonave në foltore, lutje të kameramanëve që të pozicionohen në distancë të sigurt dhe të gjithë të mbajnë pajisje mbrojtëse. Nga ekspertiza ynë në terren, shërbimet komunale kishin ndërmarrë aktivitete për respektimin e instruksioneve të dhëna, informojnë nga Qeveria.

Në mënyrë që të përmirësohet komunikimi, nga Qeveria shprehen se mbeten të hapur për të gjitha propozimet e mediave.

– Qeveria në politikat e saj demonstroi kapacitet dhe vesh për çdo drejtim konstruktiv që vjen nga mediat dhe do të vazhdohet në këtë drejtim, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

– Me këtë rast duam të shprehim falënderimin tonë drejtuar SHGM-së dhe të gjitha mediave dhe punëtorëve mediatik për përkushtimin për informim të popullatës për përballje më të mirë me virusin korona, theksojnë nga Qeveria. fab/

Të fundit