Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp paraqiti një sërë masash që qeveria do të ndërmarrë për të zgjidhur problemin me lajmet e rrejshme dhe shpërndarjen e dezinformatave, të cilat, siç tha ai, ndikojnë seriozisht në interesin publik,
“Dezinformimi është një nga sfidat kryesore të demokracisë dhe një mjet i përdorur për të manipuluar qytetarët. Gjatë viteve të fundit, Maqedonia është përballur me dezinformata të shumta në mediat dhe rrjetet sociale. Prandaj, qeveria po punon për një plan veprimi për t’u marrë me keqinformimin. Drafti i planit të veprimit është një sublime e proceseve. Kjo do të thotë të nisësh një fazë të re në zbatim me përfshirjen e demokracisë, krijimin e protokolleve të reja të sigurisë, përmirësimin e protokolleve të sigurisë të të gjithë zyrtarëve. Do të forcojmë strukturën e brendshme të IT-së për të parandaluar sulme në kohë”, deklaroi Zaev.
Ai shtoi se qeveria në ueb faqen zyrtare të saj do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve dhe qytetarëve.
“Unë tashmë përdor një numër të ri dhe pajisje me protokoll të sigurisë. Masa proaktive do të merren për transparencë aktive me qëllim që ta afrojmë punën me qytetarët. Do të krijojmë listë të dokumenteve dhe informacioneve, të cilën ata do të duhet të publikojnë dhe përditësojnë. Qeveria do t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe medias në faqen e saj të internetit”, deklaroi Zaev.
Ai tha se ky plan do të shtrohet për debat publik deri në përpunimin e saj final. /Telegrafi/