Qeveria në seancën e sotme e angazhoi Komisionin për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë të përgatisë propozim të detajuar me shkrim me masa dhe udhëzime për vendosjen e masave më të rrepta restriktive në lidhje me parandalimin, futjen dhe përhapjen e koronavirusit (ndalim dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore gjatë ditës dhe natës, organizimin e transportit publik, punën me orare, kategoritë e personave të përfshirë sipas moshës dhe dorëzimin e tyre në Qeveri për seancën e nesërme.
Në seancën e Qeverisë që do të mbahet nesër duhet të marrin pjesë dy epidemiologë të cilët do t’i përcaktojë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me qëllim që të arsyetohen masat dhe rekomandimet e propozuara.
Në të njëjtën kohë, angazhohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë të Veriut të hartojnë një plan operativ të detajuar për zbatimin e masave më të rrepta restriktive që duhet të merren nga Qeveria për të parandaluar, futjen dhe përhapjen e Kovid-19.
Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata në suaza të kompetencave të tyre, menjëherë të qasen në zbatimin e masave dhe rekomandimeve të miratuara deri tani nga ana e Qeverisë.
Sipas konkluzioneve të Qeverisë, të gjithë personat që nuk respektojnë masën e vetëizolimit duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe kundër tyre të fillohet procedurë përkatëse. Shpenzimet gjatë qëndrimit në karantinë shtetërore do të paguhen nga ata që nuk e kanë respektuar këtë masë.
Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisin dekret përkatës me ligjit që do të standardizojë me ligj të gjithë procedurën për zbatimin e karantinës shtetërore. .