25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria me set të dytë të masave për ekonominë

Setin e dytë të masave për të mbështetur ekonominë, e cila po përballet me pasojat për shkak të koronavirusit e ka paraqitur sot Qeveria në një konferencë për shtyp.

Një nga paketat e masave është mbështetja financiare për ndërmarrjet për pagimin e pagave prej 14.500 denarëve. Paga minimale për muajin prill dhe maj do të sigurohet edhe për punonjësit sportiv dhe artistët e pavarur, si dhe kontributet e rrogave, ndërsa 50 për qind nga vlera e pagës mesatare do të sigurohet për qytetarët që janë pa punë.

Paga minimale prej 14.500 denarëve do të merret në prill dhe maj nga të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar. Kryetarët dhe anëtarët e bordeve mbikëqyrëse dhe menaxhuese, të cilët njëkohësisht punojnë diku nuk do të marrin kompensim.

Pezullohet edhe ligji për përmbarimin, ndërsa përmbaruesit nuk do të mund të ndërmarrin asnjë veprim ekzekutiv.

Kryeministri, Oliver Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri tha se masat janë krijuar në konsultim me anëtarët e Këshillit ekonomik dhe përmes diskutimeve me komunitetin e biznesit përmes dhomave të tregtisë, si dhe me bashkësinë akademike dhe biznesmenët nga sektori real. mb/

blob:https://www.youtube.com/2aa11606-62e9-442f-b6ec-93abd090c546

Të fundit