28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria miratoi dekretin, bankat e Maqedonisë do të ndryshojnë kushtet për kreditë

Ndryshim të kushteve të dakorduara të ekspozimit në kredi te bankat dhe kursimoret parasheh Dekreti me fuqi ligjore të cilin e solli miratoi Qeveria dje, pasi paraprakisht për këtë qëllim Këshilli i Bankës Popullore i miratoi ndryshimet e nevojshme rregullatore.

“Me Dekretin vërtetohet se si gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të realizohen mundësitë e dhëna me ndryshime rregullatore të miratuara nga Banka Popullore, të orientuara drejtë lehtësimit të barrës financiare të qytetarëve dhe të firmave të cilat për shkak të kësaj krize po përballen ose mund të përballen me vështirësi reale në pagesën e kredive në banka dhe kursimore”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Në këtë Dekret kanë punuar Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Masa për pagesë të shtyrë të kredive ishte paralajmëruar para një jave kur ekipi ekonomik qeveritar e publikoi vargun e parë të masave për mbështetje të ekonomisë në kushte të vëllimit të ulur dhe të ndaluar të punës për shkak të krizës me virusin korona, ndërsa qytetarët dhe firmat presin drejtime konkrete si edhe se çka do të nënkuptojë kjo masë.

Me ndryshimet rregullatore të cilat i solli Këshilli i Bankës Popullore, siç deklaroi para pak kohësh guvernatorja Anita Bezhovska Angellovska, bankat dhe kursimoret do të munden në disa mënyra t’ua lehtësojnë barrën financiare qytetarëve dhe firmave të kapluar nga kriza e koronës. Konkretisht, me shtyrjen e grejs-periudhës për pagesë të kredive, prolongimin e pagesës së kredisë në periudhë më të gjatë, norma më e vogël e interesit ose miratimin e kredisë së re më të favorshme për rifinancim të atij ekzistues.

Lehtësimet kanë të bëjnë për kredi konsumatore, banesore, për automobila, kartela kreditore, minus të lejuar, si dhe kredi të firmave.

Mundësohet ndryshim i favorshëm me kohë i kushteve kredituese që kreditë të mos bëhen jofunksionale. Deri në fund të shtatorit secila vonesë deri në 150 ditë nuk do të llogaritet si kredi jofunksionale.

Angellovska Bezhovska tha se Banka Popullore nuk ka kompetenca ligjore që të shpallë moratorium të pagesës së kredive. Por, në thelb, në krahasim me masën vetëm me moratorium, ndryshimet e miratuara rregullatore ofrojnë një varg më të gjerë të përfitimeve për qytetarët dhe firmat (shtyrje, ndryshim të normës së interesit dhe të ngjashme).

“Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacini i Bankave të Maqedonisë po punojnë në dekretin me të cilin do të konfirmohet mënyrë më e thjeshtë për komunikim dhe rregullim të marrëdhënieve të kontraktuara ndërmjet shfrytëzuesve të kredive që janë të prekur dhe bankave dhe kursimoreve. Po gjendet mënyra më efikase dhe ajo do të bëhet e ditur për qytetarët”, tha guvernatorja në një intervistë për RTVM.

Sipas deklaratës së para pak kohësh të ministres së Financave, Nina Angellovska, shtyrja do të nënkuptonte ngrirje të kësteve për tre muajt e ardhshëm.

“Dekreti momentalisht thotë se secila bankë do të publikojë në ueb-faqen e saj ose do ta njoftojë secilin klient për ofertë më të volitshme. Nëse personi fizik në afat prej 10 ditëve nuk deklarohet gjegjësisht nuk thotë se e refuzon ofertën do të konsiderohet se oferta(ngrirje e kësteve pr tre muaj) është pranuar”, deklaroi ministrja.

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë përmes një kumtese porosit se anëtaret e saja janë të gatshme të dalin në ndihmë të gjithë kërkesave të qytetarëve dhe kompanive të cilët përballen ose do të përballen me pamundësi kohore për pagesë të kredive. Por, për shkak të mënjanimit të çfarëdo lloj dilemash dhe spekulimeve, siç bënë të ditur, këto masa nuk nënkuptojnë moratorium të pagesës drejtë bankave dhe kursimoreve, por japin mundësi për mënyrë të shpejtë dhe efikase që t’iu ndihmohet të gjithë atyre që kanë nevojë për momentin dhe muajt e ardhshëm.Telegrafi

Të fundit