28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria mund të sjellë dekrete për zgjedhjet

Të drejtën për miratimin e dekretit që përcakton datën e zgjedhjeve, Qeveria e nxjerr nga baza që vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, vlerëson Margarita Caca Nikollovska, ish gjyqtare në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Duke komentuar qëndrimin e kreut të KSHZ-së se as në Kodin Zgjedhor e as në Kushtetutë nuk shkruan se Qeveria mund të nxjerrë një Dekret për datën e zgjedhjeve, ajo tha se në Kushtetutë nuk ka as dispozitë për qeveri teknike dhe për momentin një Qeveri e tillë është organi i vetëm që mund të merr vendime sepse Kuvendi është shpërbërë.

“Nuk ka të bëjë me miratimin e dekretit me të cilin shpallen zgjedhje, pa marrë parasysh se bëhet fjalë vetëm për caktimin e datës. Ky problem duhet të shihet në korrelacion me veprimet tashmë të marra kur është caktuar data e mëparshme për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Margarita Caca Nikollovska.

Deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme kanë ngelur edhe më pak se dhjetë ditë. Gjatë kësaj kohe, në opinion pritet takimi i tretë i liderëve, në të cilën mund të arrihet konsensus për ditën e zgjedhjeve.

Të fundit