20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria ndan 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija nga Gjakova që humbën 2 fëmijë nga zjarri

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen Sadrija në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre dy ditë më parë, derisa ata ishin në gjumë.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija. Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri

Të fundit