20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria për pagat në shëndetësi, rriten pagat për 50 euro

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme e autorizoi ministrin e shëndetësisë që ta nënshkruajë Aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtari shëndetësore.

Sipas këtij autorizimi, bëhet rritja e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike duke filluar nga paga e muajit mars 2023.

“Ministri i Shëndetësisë do ta nënshkruajë Aneksin me Sindikatën e Pavarur të Shëndetësisë me çka do të mundësojë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet publike shëndetësore”, thonë nga Qeveria.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagave nga 3.000 denarë, 2.500 denarë ose 2.000 denarë është  për të gjithë punonjësit në institucionet publike shëndetësore.

Të fundit