29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria publikoi Konkurs publik për furnizim intervent të maskave mbrojtëse

Qeveria publikoi Konkurs publik https://vlada.mk/node/21153 për furnizim intervent të maskave mbrojtëse me qëllim të parandalimit të pasojave nga koronavirusi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Në pajtim me konkursin, maskat duhet të jenë disa herë të përdorshme, të punuara nga pambuku 100 për qind, gramazha: 140-160 gr/m2 dhe ndryshim të dimensioneve gjatë larjes dhe tharjes (mbledhjes) në 995°C maksimum pesë për qind, në qepje maksimum një për qind, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkursin publik, siç ceket, kanë të gjithë prodhuesit vendorë të cilët i plotësojnë kushtet nga ky konkurs dhe atë: dërgesë e së paku 2.000 maskave në ditë, dërgesa të bëhet për periudhë në kohëzgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, në lokacione të ndryshme në Shkup, çmimi për një maskë të jetë maksimum 40 denarë, plus tatim i vlerës së shtuar për maskat e përpunuara nga materiali për përpunim në pronësi të operatorit ekonomik, çmimi për një maskë të jetë maksimum 25 denarë, plus TVSH për maskat e përpunuara nga materiali i siguruar nga Qeveria, për materiali nga i cili do të përpunohen maskat mbrojtëse nevojitet të parashtrohet raport nga analiza e kryer laboratorike, i dhënë nga laboratori i autorizuar, me ekzemplar nga maska.

Operatorët ekonomik, ofertuesit në këtë Konkurs publik nevojitet t’i parashtrojnë dokumentet në vijim: Dokument për veprimtarinë e regjistruar, raport nga analiza e bërë laboratorike nga laboratori i autorizuar, në raport me cilësinë e maskave, ekzemplar nga maskat që do të parashtrohen dhe deklaratë nga ofertuesi se mund të bëhet dërgesa e së paku 2.000 maskave në ditë.

Për aftësinë e ofertuesve vendosë Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë nga radhët e Qeverisë së RMV-së Sekretariati i përgjithshëm, ministritë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e Shëndetësisë, e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe e Punëve të Brendshme.

Dërgesa e 2.000 maskave në ditë, siç ceket, do të realizohet në pjesë të barabarta, përkatësisht në përpjesëtim me numrin e ofertuesve me të cilët do të bëhet Marrëveshje.

Për mospërmbushje të Marrëveshjes së arritur, operatorit ekonomik do të paguajë dënim i dakorduar në pajtim me marrëveshjen e bërë dhe do të kihet parasysh gjatë dëshmimit ë aftësisë për mospërjashtim nga procedura gjatë zbatimit të furnizimeve të rregullta publike.

Ofertat parashtrohen në zarf të mbyllur, me postë apo personalisht në arkivin e Organit kontraktues në adresën në vijim: Qeveria e RMV-së – Sekretariati i përgjithshëm, bul. “Ilinden” nr.2, 1000 Shkup, më së voni deri më 27.04.2020 deri në orën 15:00. Ofertat të cilat nuk do të parashtrohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.

Për informata shtesë, ofertuesit mund t’i drejtohen Qeverisë së RMV-së – Sekretariatit të përgjithshëm në telefonin 02/3118-022, ndërsa Konkursi publik është publikuar në ueb-faqen e Qeverisë së RMV-së: https://vlada.mk/node/21153, qëndron në kumtesë. ab/

Të fundit