28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria publikoi llogari për donacione për ballafaqim me krizën e koronavirusit

Qeveria sot publikoi llogari për donacione për ndihmë dhe mbështetje të ballafaqimit me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19.

Siç informon Qeveria, qëllimi i donacionit, në lloj të mjeteve në para të cilat do të shfrytëzohen për ndihmë, është mbështetje për aktivitetet për zbatimin e masave në ballafaqim me krizën e koronavirusit në vend.

“Pagesa e mjeteve (në denarë) për donacion bëhet në formular PP 50, dhe plotësohet si në mënyrën në vijim: Emri i pranuesit: Llogaria e arkës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, banka e pranuesit: BPRMV-së, llogaria e transaksionit: 100 000000063095, llogaria e shfrytëzuesit: 0400100078785С9, shifra e të ardhurave: 744111 (për personat juridik), shifra e të ardhurave: 744211 (për personat fizik), programi: P1, qëllimi i dërgesës: ndihmë financiare – KOVID-19”, citohet në kumtesën qeveritare.

Qeveria plotësoi se donarët që do të vendosin të dhurojnë mjete financiare fitojnë të drejtën e lehtësimit tatimor për të cilën nevojitet të dorëzojnë raport për donacionin e dhënë/ sponsorizim (formular “UJP-IDS/DV), në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Marrëveshjen për ndarje të mjeteve në bazë të donacionit në emër të Qeverisë e nënshkruan sekretari i përgjithshëm dhe sipas dispozitave të marrëveshjes, pranuesi i donacionit obligohet të gjitha mjetet e kësaj marrëveshje t’i vendosë në realizimin e masave për ballafaqim me koronavirusin në vend.

“Pranuesi i donacionit me këtë marrëveshje deklaron se me ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje llogaritet se i ka marrë mjetet dhe ka obligim ta njoftojë dhënësin e donacionit në afatin e mundshëm më të shpejtë nëse konfirmohen devijime në tërësi ose gjatë aktiviteteve të donacionit”, kumtoi Qeveria. sa/a

Të fundit