19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria sot debaton për vaksinat e mekanizmit COVAX

Në seancë të Qeverisë sot pritet të diskutohet për çështjet lidhur me vaksinat e mekanizmit Kovaks. Këtë dje e paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila tha se pret në seancë të Qeverisë të diskutohet për një pjesë të çështjeve lidhur me marrjen, arritjen dhe plotësimin e kushteve sa u përket vaksinave nga mekanizmi KOVAKS.

“E di nga më parë se të gjitha kushtet që janë kërkuar në pjesën e mekanizmit KOVAKS si shtetet i kemi përmbushur. Që në fillim të këtyre bisedimeve më detajore rreth përdorimit të mekanizmit jemi përmendur si shtet që i plotëson kushtet”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Nga GAVI, Aleanca për vaksina, përgjegjëse për programin Kovaks, dje për MIA-n nuk u përgjigjën saktë nëse Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet e theksuara që të marrë vaksina.

Aleanca thekson se është në kontakt me të gjithë pjesëmarrësit në Kovaks për shpërndarjen e vaksinave, por pa më shumë detaje rreth procesit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

“Në mënyrë që dozat t’u dorëzohen pjesëmarrësve të programit përmes këtij raundi të parë të dorëzimit, duhet të jenë të pranishme disa pjesë kritike, përfshirë konfirmimin e kritereve kombëtare rregullatore për autorizim në lidhje me dërgesën e vaksinave, marrëveshje për kompensim (për të gjithë pjesëmarrësit me secilin prodhues), planet kombëtare për vaksinim si dhe faktorët logjistikë siç janë licencat për import dhe eksport, thonë për MIA-n nga GAVI.

Nga GAVI, Aleanca për vaksina, përgjegjëse për programin Kovaks, përmes së cilës dërgohen vaksinat në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, dje thanë se qeveritë janë të informuara për raundin e parë të shpërndarjes për atë se në cilën datë do t’i marrin dozat, ndërsa afatet duhet të kumtohen publikisht së shpejti.

Derisa priten vaksinat, për vaksinim deri më tani janë paraqitur gjithsej 137 022, prej të cilëve 80.201 përmes faqes së internetit “vakcinacija.mk”, ndërsa 56.821 përmes mjekut familjar.

Nga vaksinat të cilat kanë mbërritur në vend, deri tani janë vaksinuar 4782 punonjës shëndetësor.

Numri i të infektuarve të rinj edhe më tej lëvizë rreth 23 për qind e të testuarve. Nga 1.258 teste me çka janë regjistruar 284 raste të reja me Kovid-19. Në të njëjtën kohë, janë shëruar 449 pacientë, ndërsa kanë vdekur 21 persona.

“Njëzet e një pacientët e vdekur janë të moshës prej 52 deri 93 vjeç, edhe atë tetë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe Ohri, dhe nga një nga Kumanova, Tetova, Shtipi, Strumica, Struga, Koçani, Negotina, Gjevgjelia dhe Probishtipi. Të gjithë pacientët vdiqën në spital, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit