28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria vendosi: Viti shkollor fillon më 1 tetor

Qeveria e RMV-së në seancën e 82-të ka miratuar Protokollin për veprim të Shkollave Fillore në vend për realizimin e procedit edukativo-arsimor me prezencë fizike dhe Protokollin për veprim të Shkollave të Mesme për vitin shkollor 2020 – 2021.

Qeveria ka marrë vendim që të formojë grupin e punës ku do të marrin pjesë përfaqësues të MSH-së, MASH-it dhe nga Zyra e Kryeministrit. Ky grup pune do ta ndjek situatën dhe do të jep mendime për përgatitjen e shkollave fillore dhe të mesme për zbatimin e mësimit në kushte të COVID-19 pas kërkesave të dorëzuara nga themeluesi I shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, si përjashjshtime nga mësimi i detyrueshëm online për nxënësit nga Klasa e Katërt në arsimin fillor dhe për nxënësit deri në Vitin e Katërt të Shkollave të Mesme.

Në kuadër të konkluzioneve sipas kësaj pike, sic thuhet në komunikatë, Qeveria ka ngarkuar MASH-in ta ndryshojë kalendarin për vitin shkollor 2020/2021, me cka procesi mësimor në vend të 1 Shtatorit të fillojë më 1 Tetor 2020.

Të fundit