Ekipet e zjarrfikësve gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar në pesë zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat një tjetër deri në mëngjesin e sotëm është akoma aktiv. Ky është zjarri në komunën e Dibrës, në afërsi të lokalitetit “Krasnica”, në zonën e fshatit Gari, në malin Stogovë.
Siç kumtoi QMK-ja, dje rreth orës 12:45 përmes numrit të vetëm për tthirje emergjente 112 në QMK është marrë njoftim për zjarrin.
Nga QMK-ja rajonale Dibër kanë kontaktuar NJTKZ-në Dibër dhe NP “Pyjet Kombëtare” – filial “Stogovë” nga Dibra, si dhe me banorë që jetojnë në afërsi të vendit ku është vërejtur zjarri. Njëkohësisht kanë marrë njoftim se zjarri është në terren të vështirë të aksesueshëm dhe nuk ka rrezik për përhapje të tij.
NP “Pyjet Kombëtare” – filial “Stogovë” nga Dibra kumtuan se gjatë ditës së djeshme nuk ka qenë e mundur të intervenohet, ndërsa gjatë ditës së sotme do të dërgojnë një ekip në terren.
Në katër zjarret e shuara në hapësirë të hapur, digjej bimësi e ulët. Ato ishin në: Komunën e Mogillës, afër fshatit Ivanjevc, Komunën e Dollnenit, në mes të fshatit Debreshtë dhe Lazhan, Komunën e Staro Nagoriçanit, afër fshatit Mllado Nagoriçan dhe në Komunën e Bogovinës në atarin e fshatit Urviç.