30/11/2023
9.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

QMK: Në 24 orët e fundit 24 zjarre deri në mëngjes – aktive vetëm dy

Gjatë ditës së djeshme, sipas raporteve në Sektorin për operacione dhe koordinim në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), ekipet zjarrfikëse kaë intervenuar në 24 zjarre, diku bashkarisht – të shoqëruar nga disa komuna, ndërkaq edhe me ndihmën e banorëve lokal, si dhe me mbështetje ajrore nga DMSH dhe MPB.

Sot në mëngjes një zjarr evidentohet si aktiv – në Komunën Prilep, afër f.Alinci, ku po difjet vegjetacioni i ulët, akoma ka tym vetëm në deponi ku gjithashtu është djegur, ndërsa ka paraqitje edhe për një zjarr. QMK rajonale Prilep njoftoi se rreth orës 04:40 ka shpërthyer zjarr, me ç’rast po digjet vegjetacioni i ulët dhe pylli i degraduar afër f.Nebregovë, në Komunën Dollnen. Në shuarjen e zjarrit, intervenuan katër zjarrfikës nga NJTZ Prilep me 1 automjet zjarrfikës.

Njëzet e katër zjarret e shuara mbrëmë ishin në 12 komuna: ilinden, afër f.Buçinci; Petrovec, Çojli; Komuna Dollnen, afër f.Slepçe, f.Gostirazhni, f.Sekirci, f.Strovia dhe afër f.Novoselani; Prilep, afër f.Zagorani dhe afër fabrikës “Komfi Angel”; Krushevë, f.Norovë; Krivogashtan, 1 f.Krivogashtan: Strumicë, afër f.Sushicë, f.Kuklish, f.Veljusa dhe afër f.Vodoça; Gjevgjeli, f.Novo Konsko; Kërçovë, f.Çelikovc; Kumanovë, afër lagjes “Bedinje” dhe afër f.Romanovc; Likovë, afër f.Mateç dhe afër f.Vaksincë dhe në Komunln Kratovë, afër f.Konjuh, ku është djegur vegjetacioni i ulët, shkurret, pylli i ulët, një stallë dhe disa shtëpi të braktisura, informojnë nga QMK.

Të fundit