24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

QS “Boris Trajkovski” nuk do të punojë në 14 ditët e ardhshme

– Qendra sportive “Boris Trajkovski” nuk do të punojë në 14 ditët e ardhshme. Në kumtesën e QS “Boris Trajkovski”, thuhet se ky vendim është marrë në përputhje me ndalesat për mbajtjen e tubimeve të hapura apo të mbyllura të lëshuara nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Njoftohen të gjithë përdoruesit e përmbajtjeve të Qendrës Sportive ‘Boris Trajkovski’, se nga data 11.03.2020, deri në 14 ditët e ardhshme, nuk do të punojë. Ngjarjet sportive në 30 ditët e ardhshme do të mbahen pa publik”, njoftojnë nga QS “Boris Trajkovski”.zhurnal.mk

Të fundit