01/12/2023
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët: Disa produkte dhe ilaçe janë shtrenjtuar

Qytetarët kanë qëndrime të ndara sa u përket çmimeve të produkteve në markete.

“Ka rritje të çmimit tek të gjitha produktet. Ishin duke i vendosur çmimet e produkteve, prandaj na nxorën nga marketi. Marketi u mbyll, u hap më pas, na lanë të hyjmë, pastaj prapë e mbyllën, sepse rregullonin çmimet e reja me ngritje.”, – tha një qytetare.

“Diku punojnë në krye në vete, nuk i ulin çmimet aspak. Nëpër dyqane të vogla ku janë më të fshehta, çmimet janë të larta sikur para 2 muajve, 3 muajve, 4 muajve.”, – u shpreh një qytetar.

“Po hasim në rritje. Çmimet po rriten. 80% e produkteve janë me të njëjtat çmime. Thonë do t’i zbresin, por jo nuk po zbresin.”, – tha një qytetar.

“Te të gjitha ka rritje të çmimit. Te mielli, te të gjitha vërehet ngritje.”, – theksoi një qytetare tjetër.

Qytetarët thonë se rritje çmimesh vërehet edhe në barnatore, sidomos të antidepresivëve dhe vitaminave.

“Janë rritur çmimet e vitaminave dhe ilaçeve antidepresive.”, – u shpreh një qytetare.

“Po edhe çmimet në barnatore janë rritur. Unë blej vet edhe gati të gjitha barnat kanë rritje të çmimeve.”, – u shpreh një qytetar.

“Po ka edhe te ilaçet rritje të çmimeve. Analgina, p.sh. ishte 60 denarë, tani është bërë 70 denarë më duket.”, – theksoi një qytetare.

Çmimet e garantuara po respektohen nga marketet, ndërsa ato kanë ndikuar në uljen e çmimeve prej 10 deri në 30% të produkteve bazë, kanë vlerësuar nga Qeveria. Nga ekzekutivi kanë thënë se vendi po zhvillon politikë të ulët tatimore, ndërsa me çmimet e garantuara kemi ulje të çmimeve të produkteve bazë.

Të fundit