20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët e Maqedonisë ankohen se çmimet nuk janë sipas standardit

Pas heqjes së TVSH-së të disa çmimeve të produkteve ushqimore bazë sot ato duhej të ishin më lirë.

Megjithatë qytetarët ankohen se sipas standardit në vendin tonë, çmimet përsëri janë të shtrenjta.

Flasin ekspertet në fushën e dermatologjisë. Rrudhat janë një problem i së shkuarës
Mjekesia.comRekomanduar nga boost.al
Flasin ekspertet në fushën e dermatologjisë. Rrudhat janë një problem i së shkuarës

“Unë mendoj se nuk janë në bazë të standardit tone janë të larta për atë për atë që ne fitojmë dhe duhet të mbijetojmë, fillimisht çmimet janë të larta të produkteve bazë të cilat janë të rëndësishme për jetë dhe tarifat për rrymë, ujë dhe gjithë punët tjera”.

“Ky trend botëror, kjo krizë botërore mendoj që duhet të bëhen përpjekje për tu tejkaluar. E shihni çdo ditë naftë në bursën botërore shkon shumë lartë. Çdo krizë është e vështirë kjo është më e madhe pas luftës së dytë botërore do jetë shumë e vështirë por shpresoj që të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe do të qetësohen gjërat”.

“Për pensionin tim 60 mijë është mire por të gjithë të kenë aq. Ne u pajtuam më me fatin tone”.

“Standardi është standard gjithçka varet sa është fuqia blerëse e qytetarëve, nëse fuqia blerëse shkon te poshtë gjithçka do të shtrenjtohet”.

Shtrenjtimi i produkteve po vjen si pasojë e luftës në Ukrainë, andaj shtrenjtim ka pasur edhe në shtetet tjera.
Në Kosovë ditëve të fundit një litër vaj u shit për 3.50 euro, ndërsa një kuti vezë për 4.39 euro. Por autoritetet kosovare thanë se kompanitë e kanë keqpërdorur situatën dhe se për këtë inspektorët kanë shqiptuar disa dënime.
E në Shqipëri rritja e çmimit të karburanteve dhe produkteve të shportës ka shkaktuar revoltë tek qytetarët të cilët për të tretën ditë me radhë kanë protestuar.

Ndryshe Qeveria e Maqedonisë ka ndaluar eksportin e disa drithërave dhe produkteve tjera.
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje lajmëroi po ashtu se buka, vaji dhe mielli tip-400 do të shiten pa marzhë fitimi ndërsa do të zvogëlohen marzhat e profitit edhe për produktet e tjera ushqimore./TV21/

Të fundit