17/08/2022
31.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët e Maqedonisë të ngujuar në aeroporte do të kthehen me fluturime humanitare

Në seancën e djeshme të Qeverisë, Ministria e Punëve të Jashtme shqyrtoi informacionin për numrin e qytetarëve tanë të cilët kjo situatë me coronavirusin i ka kapur në vendet tjera.

Për t’u siguruar atyre mundësinë për t’u rikthyer në vend, qeveria ka detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të përgatisin një plan të veçantë për fluturime humanitare, ndërsa detyrimi i tyre ligjor do të jetë kur ata të kthehen të pranojnë se do të duhet të qëndrojnë disa ditë në karantinë për sigurinë e tyre dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të tjerë.

Qeveria ka krijuar një grup koordinues punues që do të kryesohet nga Dragi Rashkovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë dhe përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria e Punëve të Jashtme, me qëllim të ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operacionalizimit të vendimit për zbatimin e detyrueshëm të karantinave të shtetasve, të kthyer në shtetet e huaja nga ndihma humanitare dhe kushtet e ndërmarrjes dhe transportimi i personave në ambientet ku këta persona do të vendosen në karantinë shtetërore.

Pagesa e biletës së avionit për fluturimin e organizuar do të bëhet nga udhëtarët, ndërsa kostot e akomodimit, transportit nga aeroporti dhe ushqimi do të përballohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objektet ku do të vendosen në karantinën shtetërore do të sigurohen nga njësitë e Ministrisë së Brendshme dhe anëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (secili kat i ndërtesës, çdo hyrje dhe dalje e ndërtesës dhe hapësira përreth ndërtesës)./Telegrafi/

Të fundit