28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët e RMV më të prirur ndaj Erdoganit, bota ndaj papa Françeskut

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gëzon simpati më të madhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel është e dyta, ndërsa i treti është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Anketën që e zbatoi agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e Gallup International, me 1210 të anketuar, ballë për ballë, në shtëpinë e të anketuarit, tregon se 60 për qind e të anketuarve në vend janë prononcuar se kanë simpati për presidentin turk Erdogan, i cili është krye të kësaj liste, ndërsa menjëherë prapa tij, gjegjësisht 54 për qind e të anketuarve janë prononcuar për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila në pjesën më të madhe të botës është renditur në vendin e parë.

Nga të anketuarit në vend,47 për qind kanë mendim pozitiv për presidentin rus Putin, 42 për qind për presidentin amerikan Donald Tramp, ndërsa në vendin e fundit është presidenti i Francës, Emaneul Makron për të cilin 21 për qind e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv dhe 63 për qind janë prononcuar se nuk kanë simpati për të.

Në nivel global, hulumtimi i Asociacionit ndërkombëtar Gallup – agjencia me traditë më të gjerë në këtë fushë, e cila është aktive nga viti 1947, sipas anketës më të re “Fundi i vitit” tregon se njerëz nga të gjitha kontinentet ndajnë shpresë të përbashkët për Bashkim Evropian më aktiv.

Puna në terren në nivel global është zbatuar nga tetori deri në dhjetor të vitit 2019, ndërsa janë intervistuar gjithsej 45,676 persona. Në çdo vend, ekzemplari nacional përfshin rreth 1.000 burra dhe gra, të cilat janë intervistuar ose ballë për ballë, përmes telefonit ose onlajn. Margjina e përgjithshme e gabimit arrin 3 deri 5 për qind me nivel të besimit prej 95 përqindëve. .(MIA) mb

Të fundit