25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët me simptoma të koronavirusit së pari të lajmërohen te mjeku amë

Qeveria në Fejsbuk ju bëri thirrje qytetarëve nëse kanë simptoma tipike të koronavirusit, si temperaturë, ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, të lajmërohen te mjeku i tyre amë.

“Lajmërohuni në telefon, mos shkoni direkt në vizitë. Mjekët amë përmes një ankete epidemiologjike do të konfirmojnë nëse duhet të testoheni apo jo. Nëse duhet, përmes sistemit “Termini im” ata për ju do të caktojnë vendin dhe kohën e saktë për testim”, shkruan në apelin e qeverisë.

Rikujtojnë se në funksion janë 14 qendra për testim në të gjithë territorin e vendin për marrjen e mostrave dhe ato tashmë janë publikuar në sajtin “Termini im”.

“Me këtë, praktikisht, në funksion i vendosim të gjithë, rreth afër 200 mjekë amë, të cilët do të përfshihen në procesin e diagnozës, por edhe në menaxhimin e pacientëve”, kumtoi qeveria. ls/fab

Të fundit