16/04/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët mund të bëjnë verifikim në Listën zgjedhore

Prej sot deri më 11 mars në mesnatë qytetarët do të mund të bëjnë verifikim në Listën zgjedhore përmes aplikacionit në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve www.sec.mk dhe në zyrat e tyre rajonale. Gjithashtu sot fillon edhe afati për grumbullimin e nënshkrimeve të një grupi të qytetarëve në zyrat rajonale të Komisionit dhe nga ky vit para noterit të autorizuar.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski dje apeloi deri te të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në zgjedhje t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e votuesve, por gjithashtu edhe paralajmëroi nëse nuk kanë dokumente personale valide, qytetarët nuk do të mund të votojnë.

“Si KSHZ do të bëjmë përpjekje maksimale për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, por nuk mund të lejojmë votim pa asnjë dokument”, tha Derkoski, i cili u bëri thirrje rreth 38.000 personave që nuk i kanë marrë dokumentet e tyre personale në MPB, ta bëjnë këtë sepse pa dokumente nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.

Derkoski thotë se nga Enti Shtetëror për Statistikë e ka marrë listën e përpunuar të votuesve dhe të gjithë qytetarët e interesuar për të marrë pjesë në zgjedhje do të mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre përmes faqes së internetit të KSHZ-së dhe në zyrat rajonale. Aktualisht në Listën e Votuesve janë regjistruar një milionë e tetëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e 28 votues të regjistruar në Listën e Votuesve.

Apelojë deri te të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në zgjedhje ta shfrytëzojnë qasjen publike, të kontrollojnë në Listën e votuesve, por gjithashtu edhe mbi 38.000 qytetarët me procedurë të përfunduar të cilët nuk i kanë ngritur dokumentet personale, ta bëjnë këtë sepse nuk mund të votojnë pa letërnjoftime.

“Do të ishte mirë të tërheqin nëse duan të marrin pjesë në zgjedhje. Jo gjithmonë institucionet janë fajtore. Kësaj radhe edhe qytetarët duhet ta plotësojnë detyrimin e tyre dhe t’i tërheqin dokumentet personale”, tha kryetari i KSHZ-së.

Derkoski informoi se këtë vit bëhet përpjekje të votojnë edhe mbi 2.500 persona të rritur të akomoduar në shtëpitë shtetërore dhe private për të moshuar. “Si KSHZ do të bëjmë përpjekje maksimale për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, por nuk mund të lejojmë votim pa asnjë dokument”, tha ai.

Thotë se është i kënaqur nga KI që i kanë marrë nga statistika dhe se janë përpunuar të gjitha të dhënat, por ka asnjë grup qytetarësh të cilët tashmë një kohë të gjatë tërhiqen nga Lista e votuesve të cilët mbeten të pa sistemuar sepse nuk kanë adresë të banimit në vendin tonë.

Deri më 11 mars, qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore edhe atë në sektorët rajonalë dhe zyrat e bashkësive lokale të Komisionit.

Verifikimi në Listën zgjedhore do të mundësohet edhe për të burgosurit dhe personat në arrest në institucionet ndëshkuese përmirësuese. Kërkesa për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në certifikatat e veçanta të Listës zgjedhore gjatë verifikimit publik, shtetasit e RMV që janë në paraburgim ose ndodhen në vuajtje të dënimit me burg përmes organit kompetent për kryerjen e sanksioneve deri te KSHZ-ja më së voni deri më 11 mars.

Verifikimi publik fillon më 26 shkurt edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë apo punojnë jashtë vendit dhe kjo mund të bëhet në përfaqësitë diplomatike-konsullare. KSHZ-ja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme i dorëzon deri te PDK dhe zyrat konsullore burimet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat nga Lista Zgjedhore për personat për punë të përkohshme apo qëndrim në vendet e huaja në bazë të evidencës së organit kompetent për vendosje në verifikim publik.

Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e verifikimit publik shtetasit e RMV-së të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit mund të dorëzojnë kërkesë të nënshkruar me dorë apo të dërguar përmes aplikimit me postë elektronike personale me të cilën paraqiten për votim në zgjedhjet e ardhshme.

Kërkesën, PDK/ZK menjëherë, ndërsa më së voni në afat pre dy ditëve pas përfundimit të verifikimit publik e dorëzon përmes postës elektronike, ndërsa MPB-ja më së voni anë afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të të njëjtave i dorëzon në KSHZ.

Rreth kërkesave të qytetarëve KSHZ-ja është e obliguar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative përmes rrugës elektronike. Pas padisë GJA vendos në afat prej 24 orëve pas pranimit të saj dhe vendimin menjëherë ia dorëzon paditësit përmes postës elektronike.

KSHZ-ja në afat prej pesë ditëve (deri më 16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën Zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike.

Prej nesër fillon grumbullimi i nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve për deputet.

Lidhur me grumbullimin e nënshkrimeve, secili votues nënshkrimin e tij mund ta japë për më shumë lista të kandidatëve për deputetë. Zgjedhësit që e parashtrojnë listën duhet të kenë të drejtë zgjedhore dhe vendbanim të përhershëm një rajonin e njësitit zgjedhor, komunës, gjegjësisht Qytetit të Shkupit.

Grumbullimi i nënshkrimeve para një personi zyrtar nga përfaqësitë diplomatiko-konsullare dhe zyrave konsullare për propozim të listave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga një grup votuesish fillon gjithashtu të mërkurën dhe përfundon më 6 mars në mesnatë.

Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë në KSHZ edhe atë më së voni deri më 12 mars në mesnatë. .MIA.mb/

Të fundit