14/08/2022
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët nuk duhet të aplikojnë për kartelë pagesore, kontroll do të bëjnë në faqet e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk

Qytetarët të cilët do të jenë shfrytëzues së kartelës pagesore vendore nuk ka nevojë të aplikojnë apo të paraqiten që të marrin. Në kumtesën e Qeverisë theksojnë se institucionet përkatëse (DAP, MASH, FSSH) hartojnë listë të të gjithë qytetarëve dhe të punësuarve me të ardhura të ulëta, listë të të gjithë nxënësve dhe studentëve dhe listë të të gjithë punonjësve shëndetësorë, të cilët i përmbushin kushtet që të marrin kartelë pagesore.

“Shfrytëzuesit do ta marrin kartelën pagesore vendore në adresë të shtëpisë apo do t’i mund ta marrin nga banka emetuese, pa aplikuar. Së shpejti, në faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk, qytetarët do të mund të kotrollojnë nëse u takon, gjegjësisht nëse janë shfrytëzues së ndonjë kartele pagesore dhe cila është banka e tyre emetuese”, sqarojnë nga Qeveria.

Shfrytëzuesit, siç shtojnë, do të kontaktohen nga bankat. I gjithë procesi është bërë që maksimalisht të jetë më i thjeshtë për shfrytëzuesit, pa paraqitje apo aplikim, por institucionet ta kryejnë të gjithë procedurën për ta.

Shfrytëzuesit e kartelave vendore janë: qytetarë me të ardhura të ulëta – pranues së ndihmës sociale dhe të papunë të evidentuar si kërkues aktivë në APRMV deri më 22.05.2020, të cilët kanë realizuar të ardhura neto deri 180.000 denarë në vitin 2019 dhe të ardhura neto deri 60.000 denarë në periudhën nga janari deri në prill të vitit 2020, konform evidencës së DAP-it. Ata do të marrin kartelë me 9.000 denarë.

Të punësuar me të ardhura të ulëta – persona të cilët janë në marrëdhënie pune dhe të cilët për periudhën nga janari deri në prill të vitit 2020, kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe kompensimeve të pagës në vlerë neto jo më të lartë se 60.000 denarë në kohë të plotë, sipas evidencës së DAP-it. Këto shfrytëzues do të marrin kartela me 3.000 denarë.

Personat e rinj me 16 vjet të plota dhe jo më të rritur se 29 vjet (në përfundim me 22.05.2020), nxënës aktivë në arsimin e mesëm formal shtetëror dhe arsim të lartë. Ata do të marrin kartelë me 3.000 denarë.

Punonjësit shëndetësorë të angazhuar në përballje me Kovid-19 që përfshin të punësuar në ISHP, Klinikën për Sëmundje Infektive, qendrat për shëndet publik, Ndihmën e Shpejtë, repartet infektive dhe të punësuar në reparte të tjera për testim, diagnostikim dhe trajtim të qytetarëve nga Kovid-19. Këto punonjës shëndetësorë do të marrin kartelë me vlerë prej 40 për qind të pagës bazë neto. ar/

Të fundit