25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët që kanë marrë fatura të larta për rrymën, numrat nga orëmatësit duhet t’i paraqesin në EVN

“Arsyeja për fatura të larta për energjinë elektrike në muajin e kaluar, është regjistrimi jo i saktë u numrave nga orëmatësit”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, i cili mori pjesë në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike, në të cilin diskutohet për propozim-planin financiar të KRRE-së për vitin 2022, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, KRRE ka ndërmjetësuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të cilët kanë raportuar se kanë marrë fatura të larta, jo të sakta.

“Qytetarët duhet të lexojnë matësin e tyre dhe të raportojnë situatën. EVN Home obligohet që të faturojë sipas gjendjes që qytetarët e kanë raportuar me vetëlexim”, deklaroi Bislimoski.

Ndryshe, disa qytetarë u ankuan se faturat e energjisë elektrike në janar ishin shumë më të larta se rritja e parashikuar prej 9.48 për qind.

Të fundit