28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët të revoltuar me gjendjen në spitalin e Tetovës | VIDEO

Pas ngjarjeve të fundit në Spitalin Klinik të Tetovës, me mjekun që transmetoi drejtpërdrejt nga reparti i gjineokologjisë, vdekjes së një pacienti pasi mungoi dhënia e ndihmës së parë në kohë, mungesës së mjekëve kujdestar në repartin e Neurokirurgjisë, qytetarët janë të revoltuar me këtë situatë.Krahas, kësaj, në Spitalin Klinik të Tetovës në disa reparte nuk funksionon lifti dhe pacientët barten me batanije. Qytetarët e Tetovës të anketuar nga Televizioni koha janë të dëshpëruar me gjendjen nëpër institucione sidomos në Spitalin Klinik të Tetovës.Banorët e Tetovës akuzojnë partitë politike se janë fajtorë që kanë futur duart në çdo institucion prandaj edhe gjendja është e rëndë.kërkojnë që sa më parë në vende kyçe të vendosen njerëz jopartiak.

Gjendja e rëndë në këtë institucion nuk është prej tani, por prej kohës, akuzoi ditë më parë Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Ai akuzoi strukturat paraprake se e kanë lënë në këtë gjendje spitalin klinik të Tetovës dhe premtoi angazhim më të madh në këtë drejtim.

 

 

Të fundit