24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët të shpërndajnë informata për automjetin e grabitur “bmv”

Hriste Atleski (39) nga fshati Ratae i Tetovës, të cilit i është grabitur automjeti, kërkon informata nga qytetarët me qëllim që të gjindet automobili. Bëhet fjalë për “bmv” me targa TE5 79 DU me ngjyrë të kaltër të erët.

Grabitja është paraqitur edhe në SPB Tetovë.

Më 22.08.2020 në orën 18:10 në Stacionin policor Tetovë, H.A.(39) nga fshati Ratae, komuna e Jegunovcit, ka paraqitur se para qendrës sportive në Tetovë i është marrë automjeti “bmv” me targa të Tetovës, të cilin e ka lënë të hapur.

Ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit, qëndron në buletinin e MPB-së. as/sa/

Të fundit