Qytetari i Manastirit që ndërroi jetë në izolim shtëpiak, është negativ për Covid-19 – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Qytetari i Manastirit që ndërroi jetë në izolim shtëpiak, është negativ për Covid-19

Qytetari i Manastirit, i cili gjatë izolimit shtëpiak kishte ndërruar jetë, ka rezultuar negativ për Kovid-19, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

“I ndjeri, i moshës 66-vjeçare, që më 30 mars nga ana e MPB-së, gjatë kontrollit rutinor në izolim shtëpiak, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Manastir, është negativ në virusin korona. Strishoja i është marrë po atë ditë nga ana e Qendrës për shëndet publik në Manastir dhe është dërguar në Shkup për analiza”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

I ndjeri, kishte qenë në izolim shtëpiak për shkak se kishte ardhur nga Anglia dhe e njëjta duhej të mbaronte më 30 mars, do të thotë ditën që është gjetur i vdekur.

Ka qenë diabetik dhe me hipertension.

Related posts

ZYRTARISHT: Konfirmohet rasti i parë i të infektuarit me koronavirus në vendin tonë

Televizioni Koha

Rekomandime për izolimin e duhur shtëpiak

Televizioni Koha

Seancë e re për rastin “Monstra”, është paralajmëruar dëgjimi i “bombave”

Televizioni Koha

Leave a Comment