19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetari i shtypur, nga njëra anë kriza ekonomike nga tjetra kërcënimi planetar

Ne që jemi pjesë e botës perëndimore përballemi me dy kriza. Kështu shkruan redaktori “Financial Times”, Martin Wolf. Sipas tij, e para është kolapsi i besimit në sistemin politik demokratik dhe e dyta kërcënimi planetar. Një pyetje e madhe, shkruan ai, është nëse biznesi do të jetë në gjendje të promovojë zgjidhjet e nevojshme politike apo thjesht të krijojë probleme politike.

Periudha kushtimisht thënë post pandemike, ku pyetja më e madhe nuk është pasojat shëndetësore por pasojat nga një sulm eventual bërthamor ka bërë që çmimet e produkteve elementare rriten tejmase, shumë jashtë standardit jetësor në vend.

Afaristët kanë shkelur çdo normë duke rritur çmimet në mënyrë rapide dhe pa kurrfarë kriteri. Qytetarët ankohen dhe e quajnë të papërballueshme këtë krizë ekonomike. Ndërkaq, për momentin Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbetet vetëm peng i retorikës.

“Në këtë krizë globale, disa nga marketet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe ai mbetet nga 25-27 denarë. U bëj apel edhe marketeve të tjera që të ndjekin këtë shembull në kohë krize për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve. Ndërsa, Qeveria po përgatit masa për të zbutur krizën”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.

Buka, vaji dhe mielli në tregtinë me pakicë nga sot do të shiten me çmimin blerës gjegjësisht tregtarët nuk do të lejohen të përllogaritin marzhë të fitimit. Për produktet e tjera ushqimore, marzha e kufizuar tregtare ulet nga 10 në 4 për qind në tregtinë me shumicë dhe nga 5 në 3 për qind në tregtinë me pakicë. Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vendimi i ri për marzhat do të bëjë presion që çmimet e ushqimeve bazë të mos rriten shumë.

“Heqja e plotë e marzhave për këto tre produkte nuk vlen për tregtarët me shumicë, sepse të gjithë shitësit me pakicë në vendin tonë furnizohen nga prodhuesit. Nuk do të kenë humbje nga këto produkte, thjesht nuk do të kenë fitim dhe bëhet fjalë vetëm për tre produkte”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Kokëdhembje ka shkaktuar së fundmi edhe çmimi i naftës. Sipas profesorit universitar Gadaf Rexhepi në një deklaratë për tv21ka thënë se rritja e ­çmimit të naftës do të ketë ndikim tek bizneset më shumë se tek individët dhe kjo do të ketë pasoj tek rritje e çmimeve më tutje.

“Ulja e TVSH për 8 % është në ndihmesë, do të ndihet ajo por unë personalisht më shumë në këtë rast problemin më të madh e shoh tek ndërmarrjet se sa tek individët, se individët e përdorin për transport dhe kemi edhe alternativa të tjera, por bizneset varen nga produktet edhe vetë derivatet dhe çmimet edhe mund të ndryshojnë për shkak se nuk mund t’i përballojnë gjitha këto shpenzime shtesë”, ka thënë Rexhepi.

Nga Aleanca për shqiptarët thonë se: “Akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizelit nga 15 në 9 denarë. Kjo shumë të jetë fikse dhe të mos varet nga lëvizjet e berzë. TVSH propozojmë që të ulet nga 18 në 5% dhe jo në 10% sa propozoi Qeveria. Gjithashtu edhe vlera e TVSH-së të jetë e ngrirë maksimalisht në çmimin e 28 shkurtit, që nënkupton të mos llogaritet për rritjet e reja që do të mund të vijnë nga bursa. Çdo eksperiment tjetër do të dëmtojë rëndë qytetarët si dhe do të ketë ndikim edhe në çmimet e produkteve tjera“.

Për VMRO-DPMNE masat e reja të propozuara nga qeveria LSDM-BDI janë të vonuara.

Gjendja aktuale ekonomike zbeh edhe më shumë besimin e qytetarëve dhe paralelisht sjell krizën politike.

Të fundit