23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qyteti i Ferizajit, shembull i zhvillimit pozitiv

Ky është qyteti i Ferizajit në një xhirim amator të vitti 2000.I dalur nga lufta e vitit 1998 dhe 1999, ky qytet pothuajse kishte infrastrukturë të shkatërruar.Pothuajse ishte braktisur tërësisht në vitetet 90-ta, sikurse shumë qytete tjera të Kosovës, Ferizaji ishte një fshat i madh pa kushte elementare.Por, pas 20 vitesh ky qytetet pothuajse ka ndryshuar tërësisht.Sot, pak kush e njeh këtë qytet për nga aspekti i zhvillimit infrastrukturor.

Ky qytetet tash ka 108 mijë banorë dhe është i qyteti i dytë më i madh në Kosovë, pas Prishtinës dhe është shembull pozitiv i zhvillimit infrastrukturor dhe ekonomik.Viteve të fundit ky qytet është shndërruar në një destinacion tregtar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sidomos Tetovës, Shkupit, Gostivarit e kështu me radhë.Kjo, për shkak të afërsisë së këtij qyteti me vendbanimet shqiptare të Maqedonisë së Veriut, çmimeve më të ulta dhe mos zhvillimit dhe stagnimit të qyteteve tona  si Tetova, Gostivari e kështu me radhë, për nga aspekti infrastrukturor, shkruan Tv Koha.

Disa vite më parë, pak kush kishte besuar se në Ferizaj do të realizohej një projekt kapital i quajtur “Bashkimi i Qytetit”.Edhe ata që e kishin vituar kryetarin Agim Aliu, nuk e kishin besuar, por mbrëmë ndodhi përurimi i këtij projekti që do të zhvillojë edhe më shumë ekonominë në këtë qytet.Kësisoji, në prani të një numri të madh të qytetarëve, mbrëmë në orët e mbrëmjes u lëshua në funksion projekti më i madh i realizuar në historinë e Ferizajt, i quajtur “Bashkimi i Qytetit”.Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se “bashkimi i qytetit ndodhi”.

Ai tha se me këtë projekt, të cilin e cilësoi magjepsës, nuk do të ketë më pasiguri në hekurudha, derisa është i bindur se ky nënkalim është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e ekonomisë në këtë zonë.

“Magjepsës dhe krejt i ri është tashmë trupi i qendrës së Ferizajt. Asgjë nuk na ndal kur jemi bashkë e të vendosur. Guximi, vizioni, dija dhe këmbëngulja, triumfoi që sot të shkëlqej kjo kryevepër infrastrukturore.Me nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” që sot përuruam, i thamë përherë lamtumirë pasigurisë nga hekurudha, duke i dhënë mundësi ekonomisë në këtë zonë, lëvizshmërisë së lirë të qytetarëve të çdo moshe e patjetër një identiteti që krijon kjo vepër madhështore në zemrën e Ferizajt”, tha Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajit.

Është ky nënkalimi me një gjatësi prej 700 metrash i cili përshkon qendrën e qytetit, nga lindja në perëndim dhe lidhë të gjitha arteriet kryesore të qarkullimit në Ferizaj, i ndërtuar sipas të gjitha standardeve dhe me rreth 200 parkingje nëntokësore, raporton Tv Koha.

Ndërkohë, ky shembull pozitiv duhet patjetër të ndiqet edhe në qytetet tona, sepse pothuajse dekada me radhë, pas një zhvillimi të hovshëm dhe pa plan të menduar mirë, qytetet tona shënojnë stagnim në këtë aspekt.Prandaj, me mijëra qytetarë ditëve të uikendit nisen drejt qyteteve të Kosovës, duke ikur nga katrahura në të cilën ndodhen qytetet tona.Këtë shembull, duhet ta ndjekin komunat në Maqedoninë e veriut nëse dëshirojnë një zhvillim më të madh ekonomik.(TV KOHA)

Urim HASIPI-Tv Koha

Të fundit