28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radev dhe Petkov thirren nga Macron, do të diskutohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov së shpejti do të vizitojnë Francën.

Vizita e tyre për në Francë u bë publike menjëherë pas mbledhjes qeveritare ku u diskutua dhe çështja e heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediat bullgare, Radev dhe Petkov në Francë do të takohen me presidentin francez Emanuel Macron.

Aludimi e medias bullgare “BGNES” thotë se në Paris pritet të ndodh miratimi për largimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, një veprim ky që do të mundësonte që Maqedonia të fillonte negociatat me BE-në.

Disa nga figurat e mëhershme të politikës bullgare kanë shprehur mendim që Bullgaria dhe Maqedonia duhet të gjejnë një zgjidhje adekuate pa penalizuar asnjërin nga vendet, ndërsa historianët bullgarë kanë rezervat e tyre nëse duhet apo nuk duhet të ndodh largimi i vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Të fundit