18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radev: Mbështetja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut nuk mund të jetë në dëm të historisë dhe gjuhës bullgare

Mbështetja për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të jetë në dëm të historisë dhe gjuhës bullgare, deklaroi sot presidenti bullgar, Rumen Radev në takim me drejtuesit e Akademisë Bullgare të Shkencave (ABSH), Julian Revalski dhe Vasil Nikolov.

Sipas pres shërbimit të presidentit bullgar, në takim u diskutua për librin e botuar të ABSH-së “Për gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të Radevit, i cili e vlerësoi kontributin e komunitetit shkencor në Bullgari në mbrojtjen e gjuhës bullgare dhe të vërtetën historike”.

Libri është pjesë e një ekipi prej 12 gjuhëtarësh dhe historianësh, si dhe këshilltarëve nga ABSH, Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”, Universiteti Jugperëndimor” “Neofit Rilski” “dhe Universiteti në Veliko Tërnovo “Shën Kirili dhe Metodi.

“Libri e studion gjuhën e përdorur në fqinjin tonë jugperëndimor në një nivel thjesht shkencor, ndërsa jo mbi plan politik, dhe nuk e adreson çështjen e vetëvendosjes kombëtare të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse është një veprim thellësisht personal për çdo person”, deklaroi në takimin nënkryetari i ABSH-it, Vasil Nikolov.

Në kumtesë thuhet se përfaqësuesit e ABSH-së e theksuan se “normat shkencore e përcaktojnë kategorikisht gjuhën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare.”

Sipas tyre, “pretendimet për vazhdimësinë shekullore të gjuhës maqedonase janë në kundërshtim me faktet të njohura publikisht me dekretin e miratuar në gusht të vitit 1944 në manastirin Prohor Pçinski, si dhe motivet për krijimin e gjuhës”.

“Të papranueshme janë edhe përpjekjet për përvetësim dhe falsifikim të monumenteve mesjetare bullgare ose veprat e rilindësve bullgarë, siç janë vëllezërit Milladinov, Kuzman Shapkarev, Grigor Përliçev dhe të tjerë të cilët shkruanin në gjuhën bullgare dhe e identifikuan veten si bullgarë. Duke e marrë parasysh afërsinë gjuhësore midis qytetarëve të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkencëtarët kërkuan që shkëmbimi dypalësh kulturor dhe mediatik të mos jenë objekt i përkthimit të brendshëm, ndërsa veprat e rilindësve, shkrimtarëve dhe priftërinjve nga Maqedonia të botohen pa manipulime dhe origjinal në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shtohet në kumtesë. ls/fab

Të fundit