24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radev nga Brukseli: BE të monitorojë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni

Presidenti bullgar Rumen Radev, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Evropës që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel, do ta hap çështjen e fushatës anti-bullgare që sipas tij, ndodhet në Maqedoni.

Radev tha se do të kërkojë nga BE të vendos monitorim për të garantuar respektimin e të drejtave të bullgarëve në RMV.

“Fushata anti-bullgare në Maqedoninë e Veriut tashmë po çon në krime të urrejtjes – djegie dhe të shtëna nëpër klube bullgare, dhunë fizike. Pres reagim përfundimtar dhe institucional nga autoritetet në Maqedoni dhe veprime të menjëhershme për zbulimin e autorëve. Fatkeqësisht, për momentin nuk shoh vullnet politik dhe ka mospërputhje mes ambicieve dhe angazhimeve politike të RMV-së dhe realitetit në të cilin jetojnë bullgarët maqedonas. Mohimi i ekzistimit të këtyre problemeve vetëm vonon zgjidhjen, çon në më shumë krime dhe ndjenjën e mosndëshkimit dhe vetëm stimulon krimet e urrejtjes”, tha Radev.

Ndryshe, në takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të zhvillojë takim me të gjithë liderët evropianë sipas grupeve dhe të kërkojë më shumë armë për Ukrainën.

Të fundit