16/10/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radio Televizioni i Maqedonisë njoftoi edhe sanksione ndaj përgjegjësve në delegacionin maqedonas pas sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit tonë të Eurovizionit

E dënojmë ashpër lëvizjen e përfaqësueses sonë në “Eurovision Song Contest 2022”, Andrea Koevska, e cila hodhi në tokë flamurin shtetëror gjatë fotosesionit në Torino, tha Radio Televizioni i Maqedonisë (MRT).


Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë  pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit tonë të Eurovizionit, i cili me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj, thuhet në deklaratë.

MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë dhe njofton se është duke shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, edhe pse do të bëhet kujdes që shërbimi publik të mos shkaktojë më shumë dëme.

Андреа се огласи по фрлањето на знамето

Të fundit