28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radusha vendosë flamurin gjerman në fshat pasi 80% e të rinjve gjenden atje

Jemi mësuar të shohim flamurin shqiptar nëpër fshatërat shqiptare të Maqedonisë, por jo edhe flamuj tjerë. Në fshatin Radushë së fundmi është vendosur një flamur i madh i shtetit gjerman e kjo përshkak se siç thonë banorët, 80% e të rinjve të këtij fshati gjenden në Gjermani, informon Zhurnal.

Sipas banorëve, Gjermania ka vlerësuar potencialin e të rinjve tanë dhe i ka pranuar në gjirin e saj për t’u dalë në ndihmë ndërsa Maqedonia nuk ua mundëson këtë gjë.

Banorët e Radushës ndjehen shumë të mbështetur nga Gjermania, më tepër se sa shteti amë Maqedonia, ndaj dhe dashuria për atë vend nuk mungon.

Ky veprim padyshim që sa është interesant është edhe i hidhur pasi vendi po boshatiset nga rinia ndërsa do të vije dita që në Maqedoni do të punojnë migrantë nga Pakistani e Avganistani, ashtu siç ndodhi viteve të fundit në Turqi, ku shtetas sirianë punojnë për rroga të vogla, e për ta janë të mëdha duke krahasuar kushtet që kanë në vendin e tyre amë, ndërsa qytetarët turq kanë ngelur pa punë./Zhurnal.mk

Të fundit