29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rama: Kampionët sportivë do të integrohen te Forcat e Armatosura, do t’u garantohet dhe pension si ish-ushtarakë

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është shprehur se kampionët sportive do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Rama shtoi më tej se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura deri në fund të jetës së tyre aktive dhe pas kësaj do t’u garantohet pension si ish-ushtarakë.

Koha kur kampionët sportivë liheshin në varfëri, ka theksuar kryeministri.

“Nuk besoj se ndodh shpesh që të kesh përballë dikë është sikur ta kesh shkuar me dorë për sesi duhet të jetë një model i dikujt në jetë, në profesion, në fushën e garave dhe sesi të gjitha këto bashkë sjellin edhe triumfin. Shumë e rrallë dhe unë jam me fat që sot për shkak të detyrës jam këtu në këtë podium për t’i shprehur Alvinit dhe familjes së tij, mirënjohjen, respektin dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar jo vetëm Alvinin, por të gjithë sportistët, që janë sot në kushte krejt të reja falë bashkëpunimit të ngushtë me Komitetin Olimpik Shqiptar.

Sot, Shqipëria, e vogël, u ofron kampionëve dhe atyre që sakrifikojnë të bëhen kampionë, një mbështetje sidomos në këto sporte që nuk hynë në industritë e mëdha si futbolli. Janë të jashtëzakonshme, por zhvillohen në një nivel sponsorizimi dhe vëmendjeje që është shumë modeste në krahasim me futbollin. Dhe kjo është besoj është e ilustruar me numrin e kampionëve që kemi dhe me numrin e atyre që besojnë se nuk janë më vetëm.

Kemi humbur në vitet 2000, talente që janë detyruar të ndryshojnë flamurin. Kanë lënë pas atdheun dhe kanë zgjedhur një atdhe të dytë, ndonjëherë dhe për një copë bukë. Kjo nuk ndodh më. Ne kemi sportistë që vijnë nga të tjera vende dhe ngrenë flamurin tonë. Fitojnë pikërisht nga këto kushte të reja dhe ky kuadër i ri i mbështetjes.

Alvini nuk ka nevojë të përfshihet në Forcat e Armatosura, sepse ai jeton me profesionin e tij të mjekut. Por të gjithë sportistët që arrijnë në këto nivele, nuk kanë më asnjë dilemë, ankth apo frikë për të ardhmen e tyre, me jetën që vijon pas aktivitetit sportiv. Kampionët më parë janë gjetur në kushte varfërie sepse askush nuk ka menduar për ta. Por sot ka ndryshuar.

Të gjithë kampionët tanë janë të integruar në të nesërmen me Forcat tona të Armatosura deri në fund të jetës së tyre aktive dhe kanë dhe pensionin e garantuar si ish-ushtarakë, aq më tepër në kushtet ku përgatisim financimin për ushtarakët tanë duke arritur sot të kemi pagat në nivelin e të gjithë ushtrive të NATO në rajon, për t’u dhënë mundësinë të ndjehen të mbështetur dhe të vlerësuar”, tha Rama.

Të fundit