23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për Zhvillimin Rajonal dhe Arta Ademi, këshilltare e BDI-së: Projekti për parkun e qytetit në Kumanovë, është projekt i përbashkët, ka qenë në procedurë paraprake

Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi i shoqëruar nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, përuruan fillimin e punimeve për rikonstruimin e parkut të qytetit.

Këshilltarja e BDI-së në Komunën e Kumanovës, Arta Mehmeti Ademi tha se ky projekt si shumë projekte të tjera që janë realizuar në të shkuarën në qytetin e Kumanovës e mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ademi shtoi se Parku i Qytetit po rikonstruohet falë bashkëpunimit të këshilltarëve të BDI-së me institucionet e nivelit qëndror.

Kurse drejtori i Byrosë për zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi tha se kërkesa për rikonstruimin e parkut është bërë nga përbërja e vjetër e këshillit të Kumanovës e cila përbëhej nga këshilltarët e LSDM-së dhe BDI-së.

Ai tha se këtë projekt plotësisht e financon dikasteri që ai e udhëheq me plot 11 milion denarë. Deklaroi se ka dokumente që faktojnë pohimet se kërkesën e ka bërë këshilli i kaluar e jo ASH-ja e AAA./open-tv.mk/

Të fundit