20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rast i ri i koronavirusit në Kroaci, gjithsej nëntë

Autoritetet shëndetësore kroate kumtuan se është konfirmuar edhe një rast, nëntë deri tani, i personit të infektuar me koronavirus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Personi i infektuar është nga Varazhdini, ndërsa bëhet fjalë për një vozitës i cili ka udhëtuar në pjesën veriore të Italisë, transmeton indeks.

Deri më tani në Zagreb janë regjistruar tre raste të koronavirusit, ndërsa më së shumti në Rijekë, pesë.

Edhe përkundër rritjes së numrit të personave të infektuar me Kovid-19, autoritetet ende nuk kanë dhënë ndalesë për tubime publike, por kanë rekomandime për të gjithë ata të cilët kanë qenë në vendet ku ka njerëz të infektuar, të mos shkojnë në tubime publike.

Këto thirrje kanë të bëjnë me ata të cilët kanë qëndruar në Kinë, Japoni, Singapor, Kore të Jugut, Iran si dhe në rajonet italiane të Lombardisë, Venetos dhe Piedmontit.MIA. ab/

Të fundit