18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rast i ri, shpërthen bombola e gazit në Novo Lisiçe, shkakton zjarr në një ndërtesë

Shpërthimi i bombolës së gazit në bulevardin “Asnom”, në lagjen Novo Lisiçe ka shkaktuar zjarr në ndërtesë.

Banorët thonë se shpërthimit të zjarrit i ka paraprirë shpërthimi i një bobmbole të gazit. Ekipet e njësisë kundër zjarrit kanë dalë në teren dhe po evakuojnë qytetarët, raporton TV21.

Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave që nga shpërthimi i bombolës së gazit shpërthen zjarr në vend.

Rasti i parë u regjistrua ditë më parë në fshatin Rramanli të qytetet të Kumanovës. Nga kjo tragjedi jetën e humbën katër persona kurse gjashtë të tjerë janë shtruar për kurim në spital. Pesë nga gjashtë pacientët janë në gjendje kritike.

Të fundit