18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti i parë i pacientit me Kovid-19 i hequr nga respiratori, numra optimiste të Institutit për shëndet publik

Nga fillimi i paraqitjes së koronavirusit, vendi dje e ka regjistruar rastin e parë të pacientit të sëmurë i cili është hequr nga makina e respiratorit pasi para tre javësh është pranuar në gjendje të rëndë. Ai pesë-gjashtë ditë ka pranuar terapi me ozon, antibiotikë dhe ilaçe antiinflamatore. Optimiste janë edhe numrat e Institutit për shëndet publik i cili evidenton tetë raste të reja, një viktimë dhe 21 të shëruar.

Pacienti 37 vjeçar i cili është hequr nga makina e respiratorit është hospitalizuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe ai sipas drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, merr frymë vetë dhe gjendja e tij është stabile.

“I duhet kohë organizimit. Ne po provojmë. Nëse i bie saturacioni (prania e oksigjenit në gjak) mund sërish ta vendosim në respirator. Duhet t’i jepet kohë. Duhen 24 deri në 48 orë që të jemi tërësisht të sigurt se pacientit nuk i duhet respirator. ky është rezultat i angazhimit të tërë ekipit në spital i cili punon pa u lodhur”, deklaroi Kostov dje për MIA-n.

Me pacientët e rinj të diagnostifikuar, numri i të infektuarve në vend nga fillimi i epidemisë është rritur në 1.526 persona dhe 86 të vdekur. Megjithatë, numri i të shëruarve ka tejkaluar një mijë, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 427.

Sipas të dhënave të fundit që dje i ka publikuar Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për sëmundje infektive gjithsej 41 persona janë të hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit janë 19 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik një. Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 14 pacientë janë të hospitalizuar, tre pacientë janë në respirator, ndërsa katër janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Në Spitalin në Manastir mjekohen katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe dy pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar katër pacientë, ndërsa edhe tre ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar 52 raste pozitive të Kovid-19.

Sektori shëndetësor dje ka mbetur pa njeriun e parë të Fondit për sigurim shëndetëso Den Donçev i cili dha dorëheqje për arsye private familjare.

Dorëheqja e tij u konstatua në seancën e djeshme qeveritare. Donçev ka udhëhequr me FSSHM nga viti 2017. fb/

 

 

 

 

Të fundit