11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti i parë i vdekjes me Kovid-19 në BeH, në Mal të Zi edhe pesë të infektuar

Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri në Bosnjë e Hercegovinë është rritur në tre.

Drejtoresha e Qendrës Klinike në Sarajevë Sebija Izetbegoviq sqaroi se në Sarajevë janë konfirmuar edhe dy raste të të infektuarve me koronavirus dhe se një ka vdekur.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila nuk ka treguar se ka qenë në kontakt me vajzën e saj që ishte në Itali. Gruaja ka vdekur në Qendrën shëndetësore në Ilixha dhe është testuar për koronavirus pas vdekjes.

Personi i dyti i infektuar është një burrë nga komuna Ilixha. Deri më tani në BeH, ka 166 persona të infektuar me Kovid-19

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi njoftoi sot se pesë njerëz të tjerë janë konfirmuar se janë pozitiv ndaj koronavirusit në atë vend. Deri më tani ka 52 persona të infektuar nga ky virus. Nën mbikëqyrje sanitare janë 5,972 persona. mb/

Të fundit