25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti i tretë e i vdekjes nga komplikimet nga gripi, për 74 për qind është rritur numri i të sëmurëve, i cili arrin 5.660

(MIA) – Një person 50-të vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën universitare për pulmologji nga komplikimet nga gripi. Ky është rasti i tretë i vdekjes nga komplikimet nga gripi pas dy rasteve në dhjetë ditët e kaluara kur një vajzë ndërroi jetë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ndërsa një 85 vjeçar vdiq në Klinikën për sëmundje infektive. Këtë sot e theksoi dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik.

“Të gjithë kanë pasur sëmundje kronike, nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit, janë trajtuar me terapi antiviruse dhe kanë qenë pozitiv në influencën nëntipi AN1”, tha Kuzmanovska, e cila tha se ka aktivitet të rritur të gripit në vend dhe se janë regjistruar 5.600 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 74 për qind.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë komunikoi se Komisioni për sëmundje infektuese e përcjell rregullisht gjendjen me gripin në vend dhe konform rekomandimeve profesionale janë ndaluar vizitat e pacientëve të infektuar në institucionet publike shëndetësore, me qëllim që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e gripit. Gjithashtu, theksojnë, Komisioni e përcjell situatën me fëmijët e saposëmurë në shkolla dhe varësisht nga vlerësimet do të propozojë masa dhe rekomandime të reja, në përputhje me situatën në terren.

Dr. Kuzmanovska tha se të gjitha qytetet kanë paraqitur numër të të sëmurëve me grip, ndërsa rritet edhe numri i kampioneve të testuar në laborator nga personat e sëmurë.

“Këtë javë kemin arritur 68 për qind, që është përqindje më e madhe. Nga gjithsej 91 materiale të testuara, 62 janë pozitive. Janë dëshmuar influenca A dhe nëntipe të ndryshme të virusit dhe influenca B. Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës nga 15 deri 64 vjeç, edhe pse trendi i rritjes së përfshirjes mbetet i njëjtë. Më tepër sëmuren fëmijët shkollorë të moshës deri 15 vjeçare. Të gjitha 21 njësite raportuese në qytete treguan aktivitet të virusit. Presim që në dy javët e ardhshme, ky trend të stabilizohet dhe të fillojë të bie nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme”, tha dr. Kuzmanovska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, dr. Kuzmanovska tha se komunikojnë vazhdimisht me udhëtarë, qytetarë tanë dhe të huaj, të cilët hyjnë në një vendkalim kufitar dhe dalin në një tjetër, në përputhje me të gjitha procedurat që janë vendosur dhe praktikisht implementohen në vendkalimet tona kufitare dhe në aeroport.

“Arrijnë gjashtë nga punëtorët e Kinës, të cilët janë janë nënshtruar në karantinë 14-ditore para ardhjes së tyre, ndërsa të cilët punojnë në pjesën perëndimore të vendit. Ata do të priten në mënyrë përkatëse nga punonjësit tanë shëndetësorë dhe varësisht nga ajo çfarë e kanë gjendjen shëndetësore, në çfarë gjendje janë, pas anketës së marrë epidemiologjike do të vërtetohen masat e mëtutjeshme. Është e mundur mbajtja e tyre 14 ditore edhe këtu në vendin tonë para se të fillojnë me punë”, theksoi dr. Kuzmanovska.

Shtoi se konform të gjitha procedurave nuk kanë informacione shtesë për qytetarët tanë, të cilët janë pozitiv ose të sëmurë në ndonjë vend tjetër. “Komunikojmë rregullisht dhe marrim raportim të rregullt nga pika fokale për rregulloren ndërkombëtare shëndetësore nga Japonia për gjendjen e udhëtarëve tanë në anijen në Japoni dhe me pikat tjera fokale adekuate në vendet tjera nëse ndodh diçka”, shtoi dr. Kuzmanovski. mb/

Të fundit